Take a fresh look at your lifestyle.

Jetesa në fshatin e braktisur [video] – Lajmet e fundit



Jetesa në fshatin e braktisur




Është oxhaku i vetëm që tymon në këtë fshat.


Familja 5 anëtarëshe e Bajram Rashkajt ka mbetur e vetmja në fshatin Milaj të Prizrenit tash e sa vite.


Rrethuar me shtëpi të braktisura, familje që lanë fshatin për një jetë më të mirë.


Mbi 30 familje sa ishin dikur, tanimë ka mbetur vetëm kjo familje.


E kryefamiljari, Bajrami, para shtëpisë së tij të vjetër, rrëfen për jetesën në këtë vend.


Thotë se dikur shpresonte se një ditë kushërinjtë e tij do t’i kthehen jetës në fshat, por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë.


Megjithëse, kushtet tashmë janë përmirësuar Bajram Rashkaj planet për të lënë fshatin ku është rritur i ka shtyer për ca vite më tutje.


Rashkaj jeton me gruan, vajzën dhe dy djemtë e tij.


Ai deri vonë kishte jetuar në shtëpinë e vjetër që tashmë është ahur për krerët e lopëve me të cilat mban familjen.


Ndërkaq shtëpinë e re ua ka ndërtuar Komuna e Prizrenit para katër vitesh.



Comments are closed.