Take a fresh look at your lifestyle.

Jo vetëm me lojtarët dhe tifozët e Tottenhamit, Granit Xhaka u përplas edhe me Antonio Conten – Lajmet e fundit



Jo vetëm me lojtarët dhe tifozët e Tottenhamit, Granit Xhaka u përplas edhe me Antonio Conten


Sport
January 15, 2023 – 22:13

Lajmet e fundit nga Sporti

Arsenali fitoi 2-0 ndaj Tottenhamit në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier, por derbi nuk kaloi pa incidentet.


Fillimisht, Granit Xhaka e pati një përplasje me Antonio Conten derisa po kalonte minuta e 59-të e takimit.


Dyshja shkëmbyen ca fjalë në distancë, ndërsa mesfushori shqiptar u pa i acaruar me italianin.


Por, kjo nuk ishte situata e vetme ku Xhaka u pa i nervozuar jashtë mase.


Aaron Ramsadale ishte sulmuar nga Richarlison dhe tifozët e Tottenhamit pas ndeshjes, me gardianin duket se i ka provokuar ata.


Derisa Mikel Arteta po tentonte ta tërhiqte nga aty Ramsdalen, Xhaka u nisë drejt tifozët dhe lojtarëve të Spurs, për t’u ndalur edhe ky nga trajneri i Arsenalit.


Antonio Conte vs Granit Xhaka #TOTARS pic.twitter.com/92RXgvih8L

— Premier League Streaming Live (@plstreaminglive) January 15, 2023


Comments are closed.