Take a fresh look at your lifestyle.

Në Suedi përkujtohen viktimat e masakrës së Reçakut – Lajmet e fundit



Në Suedi përkujtohen viktimat e masakrës së Reçakut




Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, janë përkujtuar viktimat e masakrës së Reçakut.


Forcat okupuese serbë kishin masakruar civilë shqiptarë, më 15 janar 1999.


E për përkujtimin e kësaj masakre në Stokholm ka njoftuar ambasada e Kosovës në Suedi.


“Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nën organizimin e shoqatës kulturore “Teuta” me pjesëmarrje edhe të Ambasadës së Kosovës, sot në Stokholm, bashkatdhetarët tanë bënë homazhe dhe ndezën qirinj për viktimat e luftës së fundit në Kosovë”.


“Me fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtuan, diplomati Dren Zeka, sekretarja e shoqatës Teuta, Elsa Alliu dhe aktivistët e mërgatës, Shkipe Bunjaku, Kamer Elezaj. Ata përkujtuan dëshmorët e kombit, maskrat makabre dhe përçuan mesazhin se e kaluara nuk duhet të harrohet kurse gjaku i dëshmorëve duhet të shërbejë si udhërrëfyes i ndërtimit të shtetit dhe së ardhmes të bazuar në paqe dhe vlera demokratike. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.



Comments are closed.