Take a fresh look at your lifestyle.

Kabashi: Kemi buxhet aq sa për mos t’i mbyllur strehimoret – Lajmet e fundit



Kabashi: Kemi buxhet aq sa për mos t’i mbyllur strehimoret




Rastet e shumta të dhunës në familje, të cilat kanë përfunduar më fatalitet, shpërfaqin edhe njëherë dështimin e shtetit për t’ia siguruar qytetarëve të saj as më shumë e as më pak vetëm të drejtën më sublime, jetën.


E një hap drejt kësaj është edhe fuqizimi i Qendrave strehimore në Kosovë, të cilat përballen me shumë vështirësi.


Jubilea Kabashi, drejtoreshë e Qendrës për Strehimi të Grave dhe Fëmijëve në Prizren thotë se përkrahja nga shteti ka qenë aq sa qendra vetëm mos të mbyllet.


“Po, buxheti të themi është i mjaftueshëm sa për mos me u mbyllë strehimoret për me funksionu shlishrshëm dhe pas stres sepse edhe ne punën e kemi me një përgjegjësi të madhe sepse vetëm fakti të bisedosh apo të trajtosh një viktimë të dhunës e ka koston e vet”, ka thënë Kabashi.


Kabashi shtoi se buxheti për vitin që lamë pas ka qenë më i mangët se ai i vitit 2021 dhe se ka shkaktuar probleme gjatë punës se tyre.


“Thash që mungesa e stafit i cili do të ishte i punësuar normalisht që me atë buxhet do të punësohen do të ishte i mirëseardhur edhe në ngritjen e kapaciteteve të punës, por edhe në lehtësirat tona për me u kujdes për rastet e dhunës në familje”, tha ajo.


Në anën tjetër, Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë thotë se në buxhetin e ndarë për strehimore marrin pjesë edhe Organizatat tjera Joqeveritare.


“Varësisht buxhetit të ndajmë për strehimoret është një numër shumë i madh i organizatave joqeveritare të cilat aplikojnë përmes thirrjes së aplikimit dhe çdoherë e kemi adresu si një shqetësim sepse shuma e cila është dediku për strehimoret ka qenë e pamjaftueshme apo dhe jo në përgjithësi ka mbulu të gjitha nevojat dhe kërkesat e strehimoreve”, është shprehur Bala.


Për vitin 2022, buxheti i dedikuar për strehimore rezultonte të ishte 1 milion euro, ndërsa për këtë vit thuhet se janë ndarë 1.5 milion euro, që në praktikë po vlerësohet se janë të pamjaftueshme.


“Po, strehimoret e Kosovës në vitin e kaluar kanë marrë nga 40 mijë euro, 40 mijë euro që përfshijnë 50 % pagat dhe 50% i shërbimeve dhe mirëmbajtjen apo funksionimin e qendrës dhe nuk e di 1 milion e gjysmë nuk e kam të qartë ketë shifër..” ka thënë Kabashi, duke theksuar se në këtë shifër përfshihen edhe OJQ-të tjera që japin shërbime sociale.


Dhuna në familje vazhdimisht thuhet se është emergjencë shtetërore. Fatkeqësisht, në këtë rast, dhe jo vetëm, dështimi zinxhiror i institucioneve bën edhe një herë të qartë se dhuna në familje është duke u trajtuar me mungesë të thellë të profesionalizmit, me mospërgjigje adekuate ndaj këtij fenomeni dhe me mungesë të llogaridhënies nga akterët përgjegjës.


Ky nuk është rasti i parë i kësaj natyre në Kosovë. Ky rast vie gjatë kohës kur Gjykata Kushtetuese është duke e shqyrtuar rastin e vrasjes së Sebahate Morinës, në të cilin rast IKD dhe RrGK kishin gjetur se shteti me mosveprim, e kishte privuar të njëjtën nga jeta, të cilat gjetje ishin konfirmuar edhe nga raporti i Avokatit të Popullit.


Një rast tjetër, është ai i Diana Kastratit ku Gjykata Kushtetuese kishte konkluduar se se nga mosveprimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë “Ka pasur shkelje të së drejtës për jetë…”. Në anën tjetër, vetëm gjatë vitit që lamë pas në duar të shtetit bashkë më Saime Domazetin janë vrarë tri gra. /BetimipërDrejtësi


Comments are closed.