Take a fresh look at your lifestyle.

Klinaku i ofron tri mundësi Qeverisë për çështjen e veteranëve – Lajmet e fundit



Klinaku i ofron tri mundësi Qeverisë për çështjen e veteranëve




Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku i ka propozuar tri mundësi Qeverisë sa i përket çështjes së veteranëve.


Sipas tij njëra ndër mundësitë është rritja e pagës minimale, shkruan Zeri.info.


Si mundësi e dytë është që Qeveria të bëjë kategorizim, e më pas të futet një ligj tjetër në fuqi.


Klinaku më tej ka thënë se mundësi tjetër të inicojë një ligj të ri në bashkëpunim me veteranët.


“Qeveria e Kosovës i ka këto mundësi:


1. Të rritet paga minimale e veteranëve t’iu bëhen pagesat me ligjin që është në fuqi e që lidhet me pagën minimale në Kosovë, me anë të të cilit me vite të tëra janë diskriminuar me mijëra veteranë që punojnë duke mos përfituar asnjë cent, e ta luftojë sa më shumë ekonominë informale;


2. Ta bëjë kategorizimin, (nëse mund t’i merr dosjet nga prokuroria për shkak se lënda është në gjykatë), ku pasi do të përfundonte ai kategorizim do të futej ligji tjetër në fuqi, me anë të të cilit përveç veteranëve të papunë që do ta merrnin beneficionin e plotë sipas kategorizimit, parashihet që të paguhen 50% të beneficionit edhe ata që punojnë;


3. Të inicojë (së bashku me ne) ligj të ri, që i heq kufizimet e të kenë të drejtën të gjithë veteranët që të punojnë dhe përfitojnë, dhe me këtë luftohet komplet ekonomia informale”, shkroi Klinaku. /Zëri


Comments are closed.