Take a fresh look at your lifestyle.

Knezheviqi i Malit të Zi: Lirimi i serbëve të arrestuar, fitore e madhe diplomatike e Serbisë – Lajmet e fundit



Knezheviqi i Malit të Zi: Lirimi i serbëve të arrestuar, fitore e madhe diplomatike e Serbisë




Kryetari i Partisë Popullore Demokrate në Mal të Zi, Millan Knezheviq, u shpreh se (sic) “heroizmi i serbëve në Kosovë” dhe vendosëria për mbrojtjen e vatrave të tyre në barrikada është vepër e denjë për admirim e krenari, transmeton Borba e Malit të Zi.


Knezheviqi u shpreh se lirimi i serbëve të arrestuar nga paraburgimi “paraqet një fitore të madhe diplomatike për Serbinë,”


“Jam i bindur që populli serb nuk dëshiron konflikte të armatosura dhe konflikte… Detyra jonë është t’i ndihmojmë në atë luftë,” – tha Knezheviq.


Knezheviqi tha se e mbështet “Ballkanin e Hapur” duke u shprehur se Mali i Zi do ta forconte ndjeshëm pozitën në rajon përmes saj.


Kujtojmë se shtensionimit të shumëpritur të situatës në veri të Kosovës i parapriu dërgimi në arrest shtëpiak i zyrtarit policor Dejan Pantiq. Po ashtu, të njëjtën ditë ishte liruar edhe i riu serb Nikolla Nedelkoviq që ishte burgosur për nxitje të urrejtjes.


Comments are closed.