Take a fresh look at your lifestyle.

Komuna e Skenderajt jep versionin për shpërndarjen e dhuratave me origjinë serbe – Lajmet e fundit



Komuna e Skenderajt jep versionin për shpërndarjen e dhuratave me origjinë serbe




Kryetari i Komunës së Skendrajt, Fadil Nura, shpërndau dhurata disa fëmijëve para disa ditësh.


Por disa nga to dolën të jenë të prodhuara në Serbi, çka nuk i pëlqeu disa komentuesve në postimin e komunës në Facebook.


Kështu i njëjti fillimisht u editua duke e hequr prodhuesin “Pionir”, e më vonë postimi u fshi plotësisht. Dhuratat u dhanë për fëmijët e dy institucioneve që mbajnë emrat e prindërve të Adem Jasharit, në çerdhen “Nëna Zahide” dhe në klasën e bashkëngjitur në Shkollën “Shaban Jashari”.


Nga kjo e fundit thonë se ato nuk kishin të njëjtin paketim me të fotografive.


“Absolutisht nuk kanë qenë dhurata me ato që janë postu nëpër portale. Prindërit nuk kanë pas ankesa as nuk ka pas diçka”, tha Hyra Tahiraj, Drejtoreshë e SHFMU “Shaban Jashari”.


Ajo bile thotë se edhe vetë ia ka dërguar dhuratën njëri nga nëntë fëmijët që nuk qëlloi në shkollë ditën kur u dhanë peshqeshet. Kurse drejtoresha e çerdhes, Liridona Zenuni, nuk pranoi të jap më detaje, me kërkesën që pyetjet t’i drejtohen komunës.


E nga kjo e fundit pranuan se editimi dhe fshirja e postimit ka të bëjë me origjinën e dhuratave, veçse me qëllimin që fëmijët e fotografuar të kursehen nga debati.


 “Dhurata me paketime të tillë janë shpërndarë vetëm në një nga klasat e IP “Nëna Zahide”, ndërsa në klasat tjera të këtij institucioni dhe në shkollat e tjera janë shpërndarë dhurata tjera, pasi që jemi njoftuar se disa nga dhuratat janë me origjinë serbe, pavarësisht se barkodi ishte 390, që është barkod i shtetit të Kosovës”, thuhej në përgjigjen e komunës për Klan Kosovën.


Komuna konfirmoi se gjithsej u shpërndanë rreth 200 dhurata që kushtuan 990 euro, e që ishin porositur përmes procedurave të prokurimit, nëpërmjet tri ofertave.


Comments are closed.