Take a fresh look at your lifestyle.

Kongresmeni amerikan Torres në Kosovë, takon Konjufcën dhe Haradinajn

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres po qëndron në Kosovë, ku edhe ka takuar drejtues të institucioneve dhe subjekteve politike në vend.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka uruar mirëseardhje kongresmenit Torres, duke thënë se është një mik i madh i shtetit tonë.

Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”, ka shkruar Konjufca.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.

Torres gjendet në Kosovë për një vizitë disa ditore.

“Kënaqësi”, ka shkruar Haradinaj, postim të cilit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi.

Comments are closed.