Take a fresh look at your lifestyle.

Konjufca takohet me Walkerin: Dëshmia e tij për Reçakun, kyçe për ndërhyrjen e NATO-s – Lajmet e fundit



Konjufca takohet me Walkerin: Dëshmia e tij për Reçakun, kyçe për ndërhyrjen e NATO-s




Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker.


Konjufca është shprehur se ndihet gjithmonë i kënaqur sa herë që takohet me Walkerin, të cilin e quajti mik të madh të Kosovës.


“Z. Walker, pa ju trembur syri i pati thënë Millosheviçit të vërtetën në sy dhe i transmetoi botës atë që pa e përjetoi, të vërtetën që ajo duhet ta dinte, në kohën kur Kosova po digjej flakë, e populli i pafajshëm vritej e masakrohej brutalisht ditë e natë. Historia e udhëtimit të tij, veçanërisht dëshmia për masakrën e Raçakut, ishte kyçe në shtyrjen e NATO-s për të nisur fushatën e saj të bombardimeve kundër Jugosllavisë”, shkroi Konjufca pas takimit me Walkerin.


Ai shtoi se sot e kujtuan një pjesë të së kaluarës, diskutuan edhe për të arriturat në vend dhe zhvillimet aktuale në vend, rajon e botë, duke u shprehur mirënjohës gjithmonë për ambasadorin Walker. /Zëri


Comments are closed.