Take a fresh look at your lifestyle.

Kosova me borxhin më të ulët publik në rajon

Kosova është shteti me borxhin më të ulët publik nga vendet e rajonit në vitin 2021, kurse Mali i Zi ka borxhin më të thellë.

Borxhi publik është një nga treguesit bazë makroekonomikë, i cili tregon se sa është në borxh një shtet i caktuar.

Më konkretisht, borxhi publik paraqet një lloj të ardhurash publike që shteti realizon për të arritur qëllime paraprakisht të caktuara, pra mbulimin e shpenzimeve publike.

Ndërkohë, borxhi publik i Kosovës në fund të vitit 2021 ishte afër 1.7 miliard euro ose 23.34 për qind, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të Kosovës.

Nëse krahasohet me vendet e tjera të rajonit, për sa i përket peshës në përqindje të borxhit publik në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), rezulton se ky vend ka borxhin publik më të ulët, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Shqipërisë në shtator të këtij viti, borxhi publik i vendit arrin në 9.89 miliardë euro, ose 59.1 për qind e PBB-së. Mali i Zi qëndron më së keqi me 82.37 për qind.

Bosnja është në vendin e dytë (34.82 për qind), Serbia e treta (53.2 për qind), e cila pasohet nga Maqedonia e Veriut (55..4 për qind).

Edhe pse anëtarë i Bashkimit Evropian, borxhi i Kroacisë është 79.8 për qind.

Theksojmë se borxhi publik përkufizohet si akumulimi i formave të ndryshme të kredive, të cilat realizohen nga shteti për zbatimin e politikës fiskale.

Borxhi publik në raport me PBB është një nga mënyrat më të pranuara për të vlerësuar rëndësinë dhe madhësinë e borxhit të një vendi. /Telegrafi/

Comments are closed.