Take a fresh look at your lifestyle.

Kuvendi të enjten me seancën e radhës – Lajmet e fundit



Kuvendi të enjten me seancën e radhës




Të enjten, më 29 shtator Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare.


Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me përfaqësues të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca.


Seanca e të enjtes do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetjet parlamentare.


Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e parë të Projektligjit për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, Projektligjit për Anti dopingun dhe atij për edukimin në fëmijërinë e hershme.


Në këtë seancë pritet edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.


Pas përfundimit të seancës së re, Kuvendi do t’u rikthehet shqyrtimit të pikave nga seancat e papërfunduara.


Në mbledhjen e sotme Kryesia, konform përgjegjësive të saj shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit. ë/Zëri


Comments are closed.