Take a fresh look at your lifestyle.

Lajçak: Është në interes të Serbisë që t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën – Lajmet e fundit



Lajçak: Është në interes të Serbisë që t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën




Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas përfundimit të vizitës së tij në Beograd ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovës është në interes të Serbisë.


Lajçak në Beograd u takua me partitë opozitare, me qëllim që të ddëgjonte pikëpamjet e tyre për dialogun, shkruan Zeri.info.


“Më vjen mirë që gjatë kësaj vizite u takova me partitë opozitare parlamentare në Serbi për të dëgjuar pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre ndaj dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë dhe si i tillë ka nevojë për mbështetje ndërpartiake”, shkroi ai në Twitter.



Glad that during this visit, I met with parliamentary opposition parties in Serbia to hear their views and approaches to the Dialogue. Normalisation of relations with Kosovo is in Serbia’s national interest and as such needs cross-party support. pic.twitter.com/CbgAj7IdRu


— Miroslav Lajëák (@MiroslavLajcak) June 30, 2022

Kujtojmë se Lajçaku vizitoi edhe Kosovën, ku u takua me krerët e institucioneve dhe krerët e partive të opozitës si dhe me ata të komunitetit serb. /Zëri



Comments are closed.