Take a fresh look at your lifestyle.

Putini mohon se forcat ruse po bllokojnë eksportin e grurit ukrainas – Lajmet e fundit



Putini mohon se forcat ruse po bllokojnë eksportin e grurit ukrainas


Bota
June 30, 2022 – 23:50

Presidenti rus, Vladimir Putin mohoi sot se Moska po bllokon eksportet e grurit ukrainas dhe përsëriti pohimin e Rusisë se sanksionet perëndimore janë shkaku kryesor për problemet në tregun global të ushqimit.


“Ne nuk e pengojmë eksportin e grurit ukrainas. Ushtria ukrainase ka minuar afrimet në portet e tyre, askush nuk i pengon ata të pastrojnë ato mina,” ka deklaruara presidenti rus, raporton Skynews.


Putin gjithashtu minimizoi ndikimin e Ukrainës në tregun global, duke thënë se aktualisht kishte vetëm pesë milionë ton grurë të ngecur në vend.


“Kjo është një sasi që nuk ndikon në tregjet botërore në asnjë mënyrë,” shtoi ai, duke pretenduar se përfaqësonte vetëm 0.5% të prodhimit global.


Kombet e Bashkuara vlerësuan në fillim të majit se 22 milionë tonë drithë kishin ngecur në Ukrainë, ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë më 6 qershor se sasi e grurit të bllokuar mund të shkojë në 75 milionë tonë deri në vjeshtë.


Comments are closed.