Take a fresh look at your lifestyle.

Luizi në lot: I kërkoj falje të gjithëve, dua t’i vë kapakun kësaj gjëje sot – Lajmet e fundit



Luizi në lot: I kërkoj falje të gjithëve, dua t’i vë kapakun kësaj gjëje sot




Banorët kanë mbetur të shokuar pasi Luizi përgënjeshtroi rrëfimin që i bëri Kiarës. Ata e kanë quajtur atë gënjeshtar, mashtrues dhe si dikush që bën lojë të pisët.


Ndërsa vetë Luizi i kërkoi falje të gjithëve dhe kërkoi që sot situata e tij të mbyllej me faljen e tij!


 Dea: Ai duhet të na kërkojë të falur dhe të kuptojë peshën e gjësë!


Kristi: Jam i kënaqur që Luizi është këtu, që  po shohim njerëz në shoqërinë tonë që luajnë kështu, që gënjejnë dhe pastaj justifikojnë. Më vjen dhe keq për të se kur e pashë për herë të parë thashë ky ka talent, ka kanalizuar aspektin më të ulët që ka në vete në këtë gjë që bëri. Ai mund të bëjë gjëra më të mira.


Ronaldo: Ajo që bëri nuk ka falje , por unë kam parë një njeri që ka qenë në një këmbë në varr, po gjithësesi nuk e fal! Ai do mbajë përgjegjësi !


Kristi: Ne mendojmë në mënyrë bazike, nominimi nuk është dënim!  Dënimi është prishja e imazhit!  


Ronaldo: Ai ka përgjegjësi ndaj publikut!


Efi: Reagimet e para ishin shumë të ashpra, është shumë e shëmtuar s’mund ta kthesh dhe ti në njëjtën mënyrë!


Luizi: Po kam filluar të marr udhëzimet e Kiarës. Dëmin më të madh ja kam bërë vetes! E dyta është Kiara, që ia bëra sy për sy, përveçse e humba i shkaktova dhe stres.  Banorëve që janë këtu, se ne kemi hyrë të luajmë,  iu kërkoj falje, edhe produksionit se e pashë që isha në greminë dhe thashë budalliqe kot. Edhe njerëzve iu kërko falje se ata kërkonin spektakël, dhe iu ngriu buzëqeshja. Pas nuk kthehem dot,  tani unë dua të rri këtu, por këtë e vendos publiku. Sot dua ti vë kapak kësaj gjëjë. Nëse rri brenda do eci para, nesë jo respekt  për të gjithë.


Comments are closed.