Take a fresh look at your lifestyle.

Maliqi: Rikthyem përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së sepse filluam të bëhemi konstruktivë – Lajmet e fundit



Maliqi: Rikthyem përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së sepse filluam të bëhemi konstruktivë




Analisti Agon Maliqi, ka komentuar deklaratat e SHBA-së, dhe të disa vendeve të BE-së, që kanë kritikuar Serbinë për tensionet në veri.


Përmes një postimi në Facebook, Maliqi ka thënë se Perëndimi po e përkrahë vendin tonë pasi Kosova filloi t’i kthehej kursit konstruktiv.


“Të dashtun kaubojë dhe komandanta të tastaturës: reagimet mbështetëse prej perëndimit filluan të vijnë pikërisht sepse Kosova – pasi e futi veten në rrugë qorre në veri me kaubojllëk adoleshent – filloi t’i kthehej kursit konstruktiv”, ka shkruar Maliqi.


Tutje, ai ka thënë se kështu ekspozohet loja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.


“Tash mundësisht me vazhdu kështu me bashkërendim dhe me ia drejtu presionin perëndimor Vuçiqit dhe me ia ekspozu atij lojën sabotuese. E jo me u ndërsy si pula pa krye pa i mendu pasojat dhe hapat vijues – me këtë qasje veriu u kthye në gjendjen e para pavarësisë”, ka shkruar Maliqi.



Comments are closed.