Take a fresh look at your lifestyle.

Janë përfolur për romancë dhe dedikime këngësh, Majk “fton” publikisht Era Istrefin në “takim romantik”

Kohë më parë është përfolur gjatë në medi për reperin Majk dhe këngëtaren Era Istrefi, nëse kthehemi pas në vitin 2016, Majk dhe Era Istrefi ishin kryefjalë e mediave rozë për një lidhje dashurie po edhe për këngën “BonBon.”

Dikur në media u përfol gjerë e gjatë për një konflikt mes tyre, ku shkak asokohe ishte kënga “Bon Bon”, të cilën do e publikonte Majk, por e mori Era.

Mbrëmjen e sotme, reperi ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ku gjatë një loje ishte i vendosur para fotove të personazheve, ku duhet t’i qëllonte  me bojëra me ngjyra, Majk ka qëlluar Erën.

Herën e parë, ai ka treguar se mendon që nëse do të realizonte një bashkëpunim me të, do të ishte shumë i suksesshëm dhe së dyti, teksa është pyetur, me cilën prej vajzave në tabelë do të dilte në një date (takim romantik), ai sërish ka qëlluar Erën.

Disa kohë më parë një fans e pyeti Majk nëse ka pasur një lidhje me këngëtaren Era Istrefi pasi më herët ka deklaruar se këngën “S’jena mo” ja ka dedikuar asaj.

Reperi e ka kaluar situatën me plot humor, duke thënë se mes tij dhe Erës ka vetëm shoqëri  “Me motrën e saj kam pas një bashkëpunim në të kaluarën, ajo është nga Prishtina dhe unë nga Prishtina dhe njihemi nga rrethi i ngushtë njihemi prej kohësh, por shoqërisht”, u shpreh Majk.

Comments are closed.