Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj ka thënë se ky vit po përmbyllet me 850 ushtarë të rinjë dhe me , 84% më shumë investime në pajisje ushtarake.
Përveç kësaj Mehaj ka numëruar si sukses edhe trajnimin e 2500 ushtarëve jashtë vendit, raporton Zeri.info.
“Ushtria e Republikës së Kosovës më nuk ka kufizim në numër përsa i përket ngritjes së kapaciteteve ushtarake, dhe të gjithë të rinjtë e të rejat ndërmjet moshës 18-25 vjeç mund t’i bashkohen Forcës që është në shërbim të atdheut”, shkroi Mehaj.
Ai më tej është shprehur optimist se e ardhmja e FSK-së është në NATO, teksa është shprehur se do të punohet për ngritjen e kapaciteteve profesonale e operacionale të FKS-së”
“Urime ushtarakë për çdo rezultat që keni treguar në garat dhe ushtrimet ndërkombëtare, për profesionalizmin mbresëlënës dhe për karakterin luftarak e human të pashoq”, shkroi ai në Facebook. /Zëri
Comments are closed.