Take a fresh look at your lifestyle.

Mesazhet e Blinkenit, të qarta dhe shpresëdhënëse për dialogun

Të qarta dhe me peshë të madhe vlerësohen në Kosovë mesazhet e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në takimin me liderët e Kosovës.

Ndër mesazhet më kryesore po konsiderohet deklarata e tij se “Kosova dhe SHBA po punojnë së bashku në çështje të rëndësishme për të dyja vendet.

Sipas Avni Spahiut që ka shërbyer si ambasadorë në SHBA për katër vjet, ky qëndrim ka ardhur në momentin e duhur.

“U dëshmua se është jetike për Kosovën që të vazhdojë në mënyrë konstante të mbajë dhe të ruaj këto raporte në mënyrë konstante. Pritja që u bëri Sekretari i Shtetit është dëshmi se këto raporte janë në binarët e duhur. U dëshmua se ato raporte janë forcuar dhe rikonfirmuar për një vazhdimësi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Spahiu.

Mesazh jetikë për kosovarët vlerësohet edhe qëndrimi i Departamentit amerikan të Shtetit pas takimit të Sekretarit Blinken me dy liderët e Kosovës, dhe dialogu duhet të ketë në qendër njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Comments are closed.