Take a fresh look at your lifestyle.

Miftaraj deputetëve të LVV-së: KFOR-i e NATO-ja s’i lexojnë kërkesat tuaja në Facebook – Lajmet e fundit



Miftaraj deputetëve të LVV-së: KFOR-i e NATO-ja s’i lexojnë kërkesat tuaja në Facebook




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se KFOR-i ka kërkuar disa ditë për largimin e barrikadave, por tashmë janë bërë 16 ditë që KFOR-i s’ka ndërmarrë asnjë veprim.


Kjo nxiti reagimet e deputetëve të LVV-së, të cilët thanë se nëse KFOR-i s’mund ta bëjë këtë atëherë Policia e Kosovës do t’i heq barrikadat, raporton Zeri.info.


Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka kërkuar nga të gjithë por në veçanti nga deputetët e Vetëvendosjes që qëndrimet zyrtare t’i shprehin në takime zyrtare me përfaqësues të NATO-së dhe KFOR-it.


“As KFOR as NATO nuk rrinë kujdestar në Facebook ose media tona me i lexu dhe filtru kërkesat e deputetëve apo anëtarëve të LVV. Qëndrimet zyrtare tregohen në takime zyrtare me përfaqësues të NATO-s dhe KFOR-it.”, shkroi ai në Facebook.


Miftaraj ka thënë se kjo çështje është serioze prandaj LVV-ja duhet ta trajtojë në mënyrë institucionale./Zëri


Comments are closed.