Take a fresh look at your lifestyle.

Miqësorja me Shqipërinë, Mancini: Ne e dimë që Shqipëria nuk është aq e dobët

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ka folur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme miqësore kundër Shqipërisë.

Shqipëria dhe Italia do të përballen nesër në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45, raporton KosovaPress.

Mancini tregoi rëndësinë që e ka miqësorja me Shqipërinë, ndërsa tha se pret që futbollistët e tij të bëjnë një paraqitje të mirë.

“Ne kemi ardhur për të treguar një lojë të mirë dhe ne e dimë që Shqipëria nuk është aq e dobët. Ne shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë dhe mbetet të shihet se çdo të ndodh”, tha Mancini.

Po ashtu, Mancini foli edhe për taktikat që pritet të përdorë për miqësoren e nesërme.

“Zaniolo për cilësitë që ka dhe për lojtarin që unë njoh që mund të luajë si mesfushor, por ai shpesh luan si anësor sulmues dhe mund ta luajë edhe atë rol atje. Sa i përket sistemeve, nuk e di se cili është më i miri, në dy ndeshjet e fundit ne ndryshuam pak për të parë nëse mund të na jepte ndonjë avantazh. Lojtarët tanë mund të luajnë module të shumta. Në mes të fushës mund të luajmë dy dhe tre…”, tha Mancini.

Për fund, Mancini tregoi nëse Chiesa pritet që ta fillojë ndeshjen e nesërme nga minuta e parë, ndërsa foli edhe për njohuritë që ka për Shqipërinë.

“Chiesa nuk fillon nga fillimi. Ai ka nevojë për kohë para se të rifitojë gjendjen, pastaj të shohim në këto 4-5 ditë se si do të shkojë. Mundësisht të dielën, por tani për tani ai nuk mund të luajë një lojë”, tha Reja.

“”Unë e njoh Shqipërinë mjaftueshëm, shumë luajnë në Itali. Herën e fundit që erdha këtu isha duke luajtur në U-21… Unë i njoh ata shumë mirë”, shtoi më tej trajneri italian.

Ndeshja e fundit mes Shqipërisë dhe Italisë daton në muajin tetor të vitit 2017, ku asokohe në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës, italianët shënuan fitore me rezultat minimal 1:0.

Comments are closed.