Take a fresh look at your lifestyle.

Moti i keq në Shkodër, ndërhyn Ushtria – Lajmet e fundit



Moti i keq në Shkodër, ndërhyn Ushtria




Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh.  


Një prej qarqeve më të prekura është ai i Shkodrës, ku raportohet se, ujësjellësi Oblika është jashtë funksionit. Sipërfaqja e përmbytur vijon të jetë 1100 hektarë, kryesisht në zonën e Anës së Malit.


Vazhdojnë problemet te tunelet në Qafën e Thorës, ku ka dhe rrëshqitje gurësh e dheut.


Paralajmërohet për kujdes në rrugën drejt Vermoshit dhe Tamarës. Po kështu vijon problematika e mungesës së energjisë elektrike, njofton a2news.


Ka një rënie të nivelit të ujit me 40 cm, por reshjet e shiut vijojnë me intensitet, ndërkaq reshjet e borës vijojnë në zonat malore.


Comments are closed.