Take a fresh look at your lifestyle.

Musmurati: Konkursi për drejtorët e shkollave e çerdheve, transparent

Komuna e Prishtinës përherë të parë do të ketë një mënyrë tjetër të përzgjedhjes së drejtorëve të çerdheve dhe shkollave në kryeqytet.

Besianë Musmurati drejtoreshë e Drejtorisë se Arsimit në Komunën e Prishtinës, tha sot në RTK, ka folur rrjedhojat e konkursin për drejtorë  të çerdheve dhe shkollave në Prishtinë.

Musmurati ka treguar se për herë të parë në këtë proces të rekrutimit është angazhuar edhe Ambasada britanike për të ndihmuar. Ky angazhim i Ambasadës ka ardhur për shkak të problemeve që ka pasur Prishtina në rekrutimin e drejtorëve në të kaluarën.

Musmurati tha ka gjetur shumë mbështetje për  këtë proces. “Jemi të lumtur që kemi shumë mbështetje kemi shumë njerëz që duan të na ndihmojnë përfshirë edhe Egzonin që e kemi këtu. Kemi shumë sfida por asgjë nuk është e pa tejkalushme unë besoj që kemi potencial që ti kalojmë ato sfida ekziston vetëm por me punë tejkalohen na janë ofruar për ndihmë edhe shumë OJQ” u shprehë Musmurati. Se a do të ketë besim në këto konkurse pasi që në Kosovë ka humbur besimi në konkurse në institucionet shtetëror , Musmurati thotë se do të ketë ekspert të jashtëm.

 “Është e vërtetë besimi ka humbur por ne duke e parë këtë situatë e kemi ftuar edhe ambasadën Britanike që  të na ndihmojë edhe neve edhe komisionin që të rrisim kapacitete tona dhe mendoj që të gjithë ne kemi çka të mësojmë nga  provoja e mira të ambasadës Britanike  dhe ky konkursi është krejtësisht në bashkë punim me ta përherë të parë kemi  ekspert të jashtëm të kësaj fushe dhe shumë çka tjetër që të jemi sa më transparent të mundshëm”, tha Musmurati.

Kurse Egzon Gashi anëtar i komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të çerdhe dhe shkollave në Prishtinë, u shprehë shumë optimist për këtë proces.

Comments are closed.