Mustafa ironizon me Muratin: Qytetarët po ikin nga Kosova sepse po kanë “shumë para” në banka – Lajmet e fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë shënuar rritje falë pakos mbështetëse të Qeverisë, po ashtu ai ka thënë se në fund të muajit korrik niveli i depozitave ka arritur në shifër rekorde, 4.88 miliardë euro.
Deputeti nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, ka ironizuar me deklaratat e ministrit, duke u shprehur se “qytetarët po kanë aq shumë para në banka, saqë po ikin jashtë vendit”.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera shkroi: “Tregoni dikush ministrit të financave se qaq shumë po kanë qytetarët para në banka, saqë 100.000 djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur ka ardhë ministri në pushtet”. /Zëri
Comments are closed.