Take a fresh look at your lifestyle.

Rizvanolli: Jemi me fat që nuk varemi nga gazi – Lajmet e fundit



Rizvanolli: Jemi me fat që nuk varemi nga gazi




Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për gazsjellësin amerikan, të cilin Qeveria e Kosovës nuk e ka pranuar. Rizvanolli tha se i kanë marrë parasysh të gjithë faktorët, përfshirë edhe gazin, i cili sipas saj, është burim tranzicioni që pritet të përdoret deri në vitin 2050.


“Kriza kishte filluar por nuk ka qenë ky i vetmi faktor, ne i kemi marrë parasysh të gjithë faktorët duke përfshirë edhe faktin që gazi është një burim tranzicioni i cili pritet të përdoret deri në vitin 2050 dhe ne po e bëjmë një tranzicion tani në vitin 2022, e deri sa të ndërtoheshin kapacitet deri në vitin 6-7 vitet e ardhshme në rastin më të mirë ne menjëherë do të duhej të fillonim tranzicionin nga gazi”, deklaroi Rizvanolli.


Sipas saj, vitin e kaluar kanë qenë disa ditë të vështira, mirëpo qytetarët nuk i kanë ndjerë pasi akterët e sektorit janë mobilizuar për të mos pasur reduktime.


“Problemet kishin filluar edhe atëherë, pavarësisht që ne nuk i kemi ndjerë se ka qenë vera e vitit të kaluar dhe nuk kemi pasur nevojë për aq shumë import. Kanë qenë disa ditë të vështira, por qytetarët nuk i kanë ndjerë sepse akterët e sektorit janë mobilizuar për të mos pasur reduktime. Po flas për vitin e kaluar, por janë marrë parasysh të gjithë faktorët”, deklaroi Rizvanolli.


Ajo tha se “një ndër faktorët e vetëm që na bëjnë me fat në këtë krizën energjetike është pikërisht që nuk varemi nga gazi”.


Ndërkaq, shton se do t’i kishin punët shumë më keq sikur të ishin të varur nga gazi. /teve1.info


Comments are closed.