Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, i ka shkruar letër Qeverisë së Kosovës, përmes së cilës ka treguar gjendjen e rëndë në të cilën është sektori i tyre.
Berjani ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me sektorin e naftës i ka sjellë kompanitë e vogla me pakicë buzë falimentimit.
“Ky vendim i Qeverisë, i premtuar 12 centë për litër, nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Pikat me pakicë janë furnizuar dje me çmimin 1.71 centë brenda territorit të Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton çmimin me 1.75 centë, ku sipas kësaj pikat e vogla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 centë”, thuhet në letrën e Berjanit.
Në emër të Shoqatës, ai ka kërkuar nga Qeveria që të tërheqë këtë vendim.
“Andaj, i apelojmë Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit, shitja me pakicë, si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me qëllim që mos me i shuar bizneset e vogla në këtë kohë krize”, thuhet në letrën që i është dërguar Qeverisë. /Zëri
Comments are closed.