Take a fresh look at your lifestyle.

Në bisedimet për Koulibayn, Napoli ia kërkon Brojën Chelseat

Napoli besohet se ka folur me Chelsean për sulmuesin Armando Broja ndërsa po punonte në operacionin për transferimin e Kalidou Koulibalyt, pretendojnë mediat në Itali.

Klube të shumta kanë treguar interesim për Brojën këtë verë pas huazimit të tij në Southampton sezonin e kaluar, duke përfshirë West Ham United dhe Evertonin.

Sipas gazetës “Il Mattino”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është një fans i madh i Brojës dhe ka biseduar me Chelsean për statusin e tij gjatë negociatave për shitjen e Koulibaly-t prej 40 milionë euro, përcjellë KosovaPress.

Ai do të ishte një nënshkrim jashtëzakonisht i shtrenjtë me mbi 35 milionë euro, por Napoli mund të përpiqet ta marrë atë në huazim me një opsion të blerjes në fund të sezonit.

Atalanta gjithashtu ishte lidhur me sulmuesin shqiptar.

Comments are closed.