Take a fresh look at your lifestyle.

Ngjarjet e datës 20 qershor

Agjenda e mbledhjes së tetë të Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë:

-10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Hotel “Garden”, Prishtinë)

-11:00 Mbërritja e Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë

– 11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri

Fjala e Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës (10 minute)

Fjala e Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 minuta)

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore  dhe marrëveshjet për nënshkrim

– 12:20- Prezantim me pjesëmarrjen e kryeministrave Kurti-Rama

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë. Prezantimi bëhet nga Eric SMIT, drejtor, Royal Haskoning DHV

-12:30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

-12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave Kurti dhe Rama

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së mbajnë konferencë për medie. (Selia qendrore e OVL UÇK-së, ora 10:00) 

FactChecker Kosova (Projekt në kuadër të CSP) prezanton raportin e punës së projektit të BE-së “Luftimi i dezinformimit”. (Qendra kulturore/informative e BE-së, ora 10:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, do të mbajë një konferencë për media për të shpalosur më shumë detaje rreth festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2022”. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, Lipjan, ora 14:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 17:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin që do të përfaqësojë vendin në Lojërat e 19-ta Mesdhetare Oran 2022 në Algjeri (25 qershor – 6 korrik). Merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 19:00)

Comments are closed.