Sport
December 20, 2022 – 18:25
Lajmet e Fundit nga Sporti
Nora Gjakova është renditur e pesta në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”.
Xhudistja kosovare pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë nga Mimi Huh e Koresë së Jugut.
Nora luftoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kampionia olimpike fitoi 648 pikë olimpike “Paris 2024”.
30-vjeçarja raundin e parë e kaloi pa luftë, teksa në të dytin e mposhti polaken, Julia Kowalczyk.
Në çerekfinale u mposht nga francezja, Sara Leonie Cysique, dhe garimin e vazhdoi përmes repesazhit, aty ku e mposhti britaniken, Lele Nairne.
Kujtojmë se medaljen e artë sot e fitoi Distria Krasniqi. /Gazeta Express/
Comments are closed.