Take a fresh look at your lifestyle.

Origi, Kjaer e Pobega: Ja si pritet ta ndryshojë Pioli formacionin kundër Sampdorias

Divock Origi mund ta bëjë debutimin e tij te Milani nga minuta e parë në ndeshjen e nesërme kundër Sampdorias, kurse Simon Kjaer pritet që të jetë partner i Fikayo Tomorit në qendër të mbrojtjes.

“Rossonerët” zhvillojnë ndeshje si mysafirë kundër Sampdorias në stadiumin “Marassi”, para xhiros së dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit.

Kampioni i Serie A barazoi 1:1 me RB Salzburgun të martën mbrëma, dhe tani Pioli pritet që të bëjë disa ndryshime në formacion kundër Sampdorias, përcjell KosovaPress.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” dhe “Sky Sport Italia”, Origi do ta bëjë debutimin e tij nesër si startues, pasi që Olivier Giroud i duhet pushim, dhe ish-sulmuesi i Liverpoolit është favorit para Ante Rebic,

Origi ka laujtur 81 minuta në katër paraqitje deri më tani këtë sezon, por nuk ka filluar kurrë nga minuta e parë e ndeshjes që kur iu bashkua Milanit si transferim i lirë nga Liverpooli.

Simon Kjaer po ashtu do të rikthehet në 11-en startuese, dhe pritet që të jetë partneri i Fikayo Tomorit në qendër të mbrojtjes, ndërsa Pierre Kalulu në bankën rezervë.

Tommaso Pobega pritet gjithashtu që ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë në mesfushë, duke e zëvendësuar Sandro Tonalin ose Ismael Bennacer.

Comments are closed.