Take a fresh look at your lifestyle.

Osmani falënderon Blinken-in për përkrahjen dhënë popullit të Kosovës – Lajmet e fundit



Osmani falënderon Blinken-in për përkrahjen dhënë popullit të Kosovës




Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderua Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë.


Në një postim në Twitter, Osmani i ka shprehur mirënjohje SHBA-së, për përkrahjen që ajo i ka dhënë popullit të Kosovës.


“Një falënderim personal për Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë.


Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë amerikanë që qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës. Së bashku, ne do të shkojmë nga forca në fuqi!”, ka shkruar.


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dje, ka paralajmëruar ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, por edhe për disa nga shtetet e Ballkanit përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.


Comments are closed.