Take a fresh look at your lifestyle.

Osmani i uron shërim Bidenit pas infektimit me COVID-19

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejt presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, pas infektimit me COVID-19.

Osmani tha se i dëshiron atij shërim të shpejtë.

“Ju dëshiroj shërim të shpejtë president Biden. Populli i Kosovës ju dërgon urimet më të mira”- tha Osmani.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden ka simptoma shumë të lehta teksa bëhet e ditur se ai është i vaksinuar me të gjitha dozat dhe me dy doza përforcuese.

Zyrtarët amerikanë thanë se numri një i Shtëpisë së Bardhë do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë, prej nga do t’i vazhdojë detyrat e tij, teksa po merr ilaçin anti-viral, Paxlovid, shkruan BBC.

Siç bëhet e ditur, Biden nuk do t’i anulojë takimet e tij, pasi do të marrë pjesë përmes telefonit dhe platformës Zoom.

Comments are closed.