Take a fresh look at your lifestyle.

Osmani kalon drekën e Krishtlindjes në Bondsteel: Lidhja Kosovë-SHBA më e fortë se kurrë

Presidentja Vjosa Osmani ka kaluar drekën tradicionale të Krishtlindjes në kampin amerikan ushtarak në Bondsteel.

Ajo me këtë rast ka falënderuar ushtarët për shërbimin e tyre në Kosovë dhe për mbështetjen e palëkundur ndaj vendit tonë.

“E lumtur që u bashkohem ushtarëve amerikanë dhe ambasadorit amerikan në Kosovë Jeff Hovenier në kampin Bondsteel për drekën tradicionale të Krishtlindjes. Përcolla mirënjohjen tonë për shërbimin dhe mbështetjen e palëkundur të tyre ndaj vendit tonë. Lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë. Gëzuar Festat”, ka shkruar Osmani në Twitter.

The post Osmani kalon drekën e Krishtlindjes në Bondsteel: Lidhja Kosovë-SHBA më e fortë se kurrë appeared first on InfoKosova.

Comments are closed.