Take a fresh look at your lifestyle.

Vuçiqi krijon drama, urdhëron shefin e ushtrisë të niset drejt Rashkës: Ushtria duhet të jetë afër kufirit – Lajmet e fundit



Vuçiqi krijon drama, urdhëron shefin e ushtrisë të niset drejt Rashkës: Ushtria duhet të jetë afër kufirit




Beogradi po vazhdon me propagandë dhe destruktivitet në raport me Kosovën. Të dielën, Millosh Vuçeviq, ministër i Mbrojtjes në Serbi, ka thënë se ka marrë urdhër që ushtria serbe të niset në drejtim të kufirit me Kosovën.


Sipas tij “kjo është e nevojshme për shkak të situatës së krijuar”.


Ai ka pasur një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeminsitren serbe, Ana Bërnabiq – por detaje për përfundimet e takimit nuk ka dhënë.


“Detyrat që i janë dhënë Ushtrisë Serbe dhe mua si ministër janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht. Situata më poshtë është e ndërlikuar dhe komplekse dhe kërkon praninë e ushtrisë serbe përgjatë vijës administrative”, ka deklaruar ai.


Ministri serb nuk ka folur për zhivllimet në Zubin Potok, ku është sulmuar një patrullë e KFOR’it.


Ai deklaroi se nuk i ka informacionet në dispozicion.


Beogradi ka shkuar deri në atë pikë sa ia ka dorëzuar KFOR’it një kërkesë absurde për vendosjen e 1 mijë forcave serbe në Kosovë. /Express


Comments are closed.