Take a fresh look at your lifestyle.

Osmani në takim me ambasadorin gjerman, diskutojnë zhvillimet e fundit – Lajmet e fundit



Osmani në takim me ambasadorin gjerman, diskutojnë zhvillimet e fundit




Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde.


Nga Presidenca kanë njoftuar se me ambasadorin Rohde, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.


“Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Zëri


Comments are closed.