Take a fresh look at your lifestyle.

Osmani pret në takim ambasadorin Walker: Faleminderit që ishe zëri ynë në ditët tona më të vështira – Lajmet e fundit



Osmani pret në takim ambasadorin Walker: Faleminderit që ishe zëri ynë në ditët tona më të vështira




Presidentja Vjosa Osmani priti në takim mikun e Kosovës, ambasadorin William Walker.


Në një takim të përzemërt, Osmani i shprehu edhe njëherë mirënjohjen e thellë ambasadorit Walker për vendosmërinë e tij për të treguar të vërtetën ndërkombëtarisht kur populli i Kosovës po përjetonte ditët më të errëta, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm për të ndihmuar Kosovën në rrugën e shtetndërtimit.


“Qytetarët e Kosovës do t’u jenë përjetësisht mirënjohës. Faleminderit që ishe zëri ynë në ditët tona më të vështira e mirënjohje të pafund për miqësinë e sinqertë e të pakursyer për vendin dhe qytetarët tanë”, tha Osmani. /Zëri



Comments are closed.