Take a fresh look at your lifestyle.

Pacolli: BE-ja duhet të jetë neutrale në negociata, ta respektojë Kosovën si shtet – Lajmet e fundit



Pacolli: BE-ja duhet të jetë neutrale në negociata, ta respektojë Kosovën si shtet




Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas takimit trepalësh mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe shefit të BE-së, Josep Borrell.


Ai ka thënë se BE-ja duhet të jetë neutrale në negociata dhe ta respektojë Kosovën si shtet, raporton Zeri.info.


“Dialogu nuk mund të vazhdoj përgjithmonë. Duhet vendosur afati i fundit! Dhe të mos harrojmë as premtimin për liberalizimin e vizave”, shkroi ai.


Kujtojmë se Borrelli pas takimit tha se nuk është arritur asnjë marrëveshje, sepse sipas tij Kurti refuzoi propozimin e BE-së. /Zëri


Comments are closed.