Take a fresh look at your lifestyle.

Pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve kthehen siç ishin para rritjes – Lajmet e fundit



Pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve kthehen siç ishin para rritjes




Qeveria e Kosovës sot miratoi Projektligjin për paga dhe Projektligjin për zyrtarët publikë.


Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e qeverisë “Haradinaj” të marrë në vitin 2017, duke kthyer pagat sikur para rritjes në sistemin e drejtësisë.


Kryeministri Kurti ka thënë se vendimi ishte marrë paligjshëm dhe në konflikt interesi në vitin 2017, nga Qeveria e kaluar.


Në vitin 2020 qeveria “Kurti” kishte ulur pagën e kryeministrit, por jo edhe ato në sistemin e drejtësisë.


“Ky vendim ka paraparë përjashtimin nga kthimi i pagave në gjendjen e mëparshme për sistemin gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh kryeministri.


“Marrë parasysh se ishte në Gjykatën Kushtetuese në procedurë trajtimi. Kushti i paraparë për përjashtim është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin e atëhershëm për paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante. Me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm”, tha Kurti.


Comments are closed.