Take a fresh look at your lifestyle.

Pantiqi nga paraburgimi në arrest shtëpiak, Haxhiu: Gjykata e Prokuroria me këtë veprim ka inkurajuar kriminelët – Lajmet e fundit



Pantiqi nga paraburgimi në arrest shtëpiak, Haxhiu: Gjykata e Prokuroria me këtë veprim ka inkurajuar kriminelëtFoto: Laura Hasani




Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Speciale dhe Gjykata Tehmelore të cilat kanë marrë vendim që të ndërrohet nga masa e paraburgimit për ish-policin, Dejan Pantiq, në arrest shtëpiak, po inkurajon kriminelët në veri të Kosovës.


Haxhiu theksoi se Qeveria nuk ka gisht në këtë, dhe nuk duhet të drejtohet akuza në drejtim të Qeverisë, Kurti.


“Inkurajim për kriminelët që po e sfidojnë, dhe po i rrezikojnë qytetarët në veri, për ne ka qenë i pa pranueshëm. Unë mendoj që mjafton fakti që këto veprime të Prokurorisë dhe Gjykatës është inkurajim për kriminelët. Ajo çfarë është e pa drejtë janë hedhur akuza në drejtim të Qeverisë, se kinse ka qenë Qeveria përgjegjëse për heqjen e masës së paraburgimit”, ka thënë Haxhiu.


Ajo shtoi se është e pa pranushme për këdo që ka dhënë deklarata se kjo është bërë me miratimin e Qeverisë.


Comments are closed.