Take a fresh look at your lifestyle.

Penguan zyrtarët policor në kryerje të detyrës, arrestohen dy të mitur në Pejë – Lajmet e fundit



Penguan zyrtarët policor në kryerje të detyrës, arrestohen dy të mitur në Pejë




Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar të mitur, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë deri sa ata ishin në kryerje të detyrës zyrtare.


Sipas njoftimit të Policisë së Kosovë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:40 në Sheshin” Seknderbeu” në Pejë, raporton Zeri.info.


“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që kanë penguar zyrtarët policorë deri sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri


Comments are closed.