Take a fresh look at your lifestyle.

Për një javë policia e Ferizajt shqiptoi 80 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes – Lajmet e fundit



Për një javë policia e Ferizajt shqiptoi 80 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjesFoto: Laura Hasani




Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.


Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 14-20/Nëntor/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:


“Mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar, 426 gjoba, tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 9 gjoba, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, 6 gjoba, drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 22 gjoba, kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 2 gjoba, mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 6 gjoba, kalimi i afatit të regjistrimit të automjeteve , 40 gjoba, xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 36 gjoba , mospërdorimi i rripit të sigurisë , 205 gjoba, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 80 gjoba, kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 659 gjoba, heqje e patentë shoferit , 20 shoferëve”.


Në total, 1491 gjoba.


Ndërsa, janë raportuar 41 aksidente: “Aksidente fatale s’ka, aksidente me lëndime, 14 dhe aksidente me dëme materiale, 27”.


Policia Rajonale e Ferizajt, njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.


Ndërsa fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.


“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e policisë.


Comments are closed.