Take a fresh look at your lifestyle.

Petkoviq: Kurti personalisht e ka futur në listën e arrestimeve djalin dhe vëllanë e Vuçiqit – Lajmet e fundit



Petkoviq: Kurti personalisht e ka futur në listën e arrestimeve djalin dhe vëllanë e Vuçiqit




Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti personalisht ka përpiluar një listë për arrestimin e familjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit dhe serbëve nga Kosova, ndërsa, siç shtoi ai, Vuçiqi nuk e ka prekur kurrë familjen e askujt.


“Lista për arrestimin e serbëve më të dukshëm dhe anëtarëve të familjes së ngushtë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilën e ka publikuar Armend Muja, zyrtar i lartë i Vetëvendosjes, është hartuar personalisht nga Albin Kurti, dhe këtë e dinë mirë të gjithë në Prishtinë dhe në bashkësinë ndërkombëtare, siç e di edhe Vuçiqi, kur dikush harton një listë për të arrestuar serbët vetëm pse kanë mbiemër dhe mbiemër serb, kur në të janë vëllai dhe djali i presidentit Vuçiq, është e qartë se me kë kemi të bëjmë dhe këtë e di shumë mirë edhe vetë Vuçiqi”, tha Petkoviqi, shkruan kosovo-online.


Ai ka theksuar se presidenti i Serbisë nuk prek familjen e askujt dhe se do të dijë t’i mbrojë serbët e Kosovës.


“Për dallim nga Kurti që do të donte ta arrestonte të gjithë familjen Vuçiqi, presidenti ynë nuk dëshiron të merret me familjen e Albin Kurtit dhe as të prekë familjen e askujt, sepse familja është e shenjtë, nuk preket dhe këtë duhet ta mësojë Albin Kurti. Por prandaj nga ana tjetër, Vuçiqi do ta dijë dhe do të mund ta mbrojë popullin serb në Kosovë”, përfundoi Petkoviq. /klankosova


Comments are closed.