Take a fresh look at your lifestyle.

Plani i Krenar Xhaferit për ta zhbllokuar komunikacionin në Prishtinë

Drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi ka thënë se problemi i madh i komunikacionit të dendur pritet të zgjidhet me ndërtimin e Rrugës A në Prishtinë.

Drejtori Xhaferi ka thënë se kjo rrugë mendohet të jetë një prej pikave kryesore për ta zhbllokuar komunikacionin në Prishtinë. Megjithatë, ai ka thënë se problemi nuk mund të zgjidhet tërësisht as në vitin 2023.

“Brenda dhjetorit do ta kemi kontratën për ndërtimin e Rrugës A për 1.5km. Deri në fund të vitit 2023 do të përfundohen 1.5km dhe është ndarë buxheti për 1km tjetër për Rrugën A. Rruga A është një prej pikave kryesore për shkarkimin e Prishtinës nga kolonat”, ka thënë Xhaferi në DPT te Fidani.

Ai ka theksuar se komunikacioni zgjidhet edhe me parkingje nëntokësore si dhe me unazën e brendshme njëkahore.

“Rruga A i jep një zhvillim të mirë Prishtinës. Prandaj, në javën e parë të punës ka qenë fillimi i projektit për Rrugën A. Kjo rrugë s’e ka pasur as projektin e parë për me nisë, ndonëse politikanët kanë folur shumë për të”, ka thënë ai. 

Comments are closed.