Take a fresh look at your lifestyle.

Policia aksion në Skenderaj, konfiskohen një “mal” pajisjesh të lojërave të fatit – Lajmet e fundit



Policia aksion në Skenderaj, konfiskohen një “mal” pajisjesh të lojërave të fatitFoto: Ilustrim




Aparate të lojërave të fatit, libra bastoresh, dëftesa bastesh e kuponë të printuara për bast janë disa nga mjetet që Policia e Kosovës ka konfiskuar përgjatë një operacioni të djeshëm në Skenderaj.


Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë PK, të cilët thonë se aksioni është realizuar në shtatë lokacione.


“Policia me autorizim të prokurorit, në mbështetje të njësive të specializuar policore, ka zbatuar urdhëresën e gjykatës për kontrollin e disa lokacioneve nën dyshimin e kryerjes së veprës penale të lart-cekur. Gjatë operacionit janë kontrolluar 7 lokacione-lokale ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 4368.6 euro, 13 aparate të lojërave të fatit, 17 shtëpiza të kompjuterëve, 20 televizorë, 7 DVR, 12 printer, 3 telefona celulare, 9 biltena (libra te bastoreve), 5 dëftesa të basteve, tiketa të lojërave të fatit të shtypura fizikisht dhe kupon të printuara të basteve të ndryshme, fletore për shënime si dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.


Siç njofton policia, për rastin janë intervistuar shtatë të dyshuar dhe janë liruar me procedure të rregullt.


Comments are closed.