Policia e Kosovës ka mohuar të ketë pasur sulm ndaj saj në veri të Kosovës.
“Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, Policia e Kosovës nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thuhet në reagimin e policisë.
Reagimi i plotë:
Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale, ju informojmë se: nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt.
Comments are closed.