Take a fresh look at your lifestyle.

Politikani serb Bogdanoviq: Kosova do ta marrë njohjen nga Serbia, e përgëzoj Kurtin për politikë të guximshme – Lajmet e fundit



Politikani serb Bogdanoviq: Kosova do ta marrë njohjen nga Serbia, e përgëzoj Kurtin për politikë të guximshmeFoto: KRIK




Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, thotë se Kosova do ta marrë njohjen nga Serbia. Ai gjithashtu ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për, siç thotë ai, këmbënguljen dhe politikën e guximshme që po udhëheq. 


Bogdanoviqi përmes një postimi në Twitter ka thënë se “Kosova do ta marrë njohjen nga Serbia”.


“Këtë e vërtetoi sot Aleksandar Vuçiq. Këtë fakt duhet përshëndetur për shkak të paqes rajonale dhe stabilitetit të plotë të Ballkanit perëndimor dhe të gjithë neve, që investojmë përpjekje të mëdha politike me qëllim të zgjidhjes përfundimtare. Kurse Serbia do ta fitojë tradhtarin më të madh në historinë e saj”, ka shkruar Bogdanoviqi.


Bogdanoviqi po ashtu e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për këmbënguljen e tij politike.


“E përgëzoj kryeministrin Albin Kurti për këmbënguljen e tij politike, e cila do të synojë anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka shkruar Bogdanoviqi.


“Normalizimi i marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, përkushtimi i Kosovës për integrime euroatlantike dhe bashkëpunimi me serbët e Kosovës është politikë e guximshme e Albin Kurtit”, ka shkruar ai. /Zëri


 


Comments are closed.