Take a fresh look at your lifestyle.

Princesha Kate shkëlqeu në darkën gala dhe diadema e saj i kënaqi britanikët

Mbreti britanik Charles III mbrëmë mbajti banketin e tij të parë shtetëror dhe priti presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa në një darkë zyrtare në Pallatin Buckingham.

Në darkën me presidentin e Afrikës së Jugut ishin të gjithë anëtarët e rëndësishëm të familjes mbretërore duke përfshirë Princeshën Kate dhe Princin William, Princin Eduard dhe gruan e tij Sophie, Duka dhe Dukesha e Gloucester dhe Duka i Kentit.

Të gjithë ata, gjykuar nga shkrimet e mediave britanike, u lanë në hije nga princesha Kate.

Princesha e Uellsit u shfaq në pritje me një fustan të gjatë të bardhë dhe në kokë kishte veshur një diademë të veçantë.

Diadema “Lover’s Knot” është një nga diademat e preferuara të Princeshës Kate dhe iu dha asaj nga mbretëresha e ndjerë Elizabeth. Diadema e “Lover’s Knot” u adhurua edhe nga vjehrra e saj e ndjerë, Princesha Diana.

Comments are closed.