Take a fresh look at your lifestyle.

Prokuroria jep detaje pas arrestimit të dy mjekëve në Spitalin e Vushtrrisë – Lajmet e fundit



Prokuroria jep detaje pas arrestimit të dy mjekëve në Spitalin e Vushtrrisë




Dy mjekë të spitalit në Vushtrri janë arrestuar sot nën dyshimin për “Marrje e ryshfeti”.


Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit janë arrestuar dy persona të dyshuar – mjekë të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S., dhe A.L., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.


Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarit.


“Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri, me iniciale I.Z., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh, po ashtu edhe për këtë të dyshuar do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë”, thuhet në njoftim. /Zëri


Comments are closed.