Take a fresh look at your lifestyle.

Publikohet fotografia e të riut që u vra mbrëmë në Prizren – Lajmet e fundit



Publikohet fotografia e të riut që u vra mbrëmë në Prizren




Një ngjarje e trishtë ka ndodhur gjatë orëve të para të 3 janarit në Prizren. Një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër i plagosur.


Policia e Prizrenit po interviston Dibran Hoxhajn, i njohur me nofkën “Kobra”, si dhe pesë persona të tjerë.


Viktima e rastit është Visart Cengu, person rreth të 30-tave.


Ndërsa i plagosuri Rotigan Shehu, 26 vjeç, raportohet se ka marrë një plumb në këmbë, duke ia prekur kockën e gjurit, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Pas ndihmës së parë mjekësore në Urgjencën e Kukësit, i plagosuri është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.


Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Morgun e qytetit të Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë.


Mediat raportojnë se për vrasjen e të riut nga Shqipëria, dorasi dyshohet të jetë Dibran Hoxha-Kobra.


Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me pseudonimin “Kobra”, po dyshohet të jetë autori i krimit të rëndë që ndodhi mbrëmë në një lokal të Prizrenit, ku u vra një 31-vjeçar dhe një 27-vjeçar mbeti i plagosur. Këtë fakt kanë nisur që ta publikojnë mediat nga Shqipëria.


Burime të Nacionales tregojnë që “Kobra” është i dyshuari kryesor, teksa policia ka thënë se janë duke intervistuar disa persona.


Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për rastin. Sipas Policisë, më datën 03.01.2023, rreth orës 04:10, është pranuar informata se në një lokal nate në dalje të Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri.


“Më vonë nga autoritetet e Policisë së Shqipërisë jemi njoftuar se ‘rreth orës 04:25 të mëngjesit kanë hyrë për në drejtim të Spitalit Rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjeç dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A. B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C. dhe R. Sh. ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës”, ka thënë Shaqir Bytyqi nga Policia e Prizrenit.


“Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi V. C. ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.



Image

Comments are closed.