Take a fresh look at your lifestyle.

Qytetarët mobilizohen për protestën e 24 dhjetorit, pas dënimit të ‘Calit’ nga Specialja – Lajmet e fundit



Qytetarët mobilizohen për protestën e 24 dhjetorit, pas dënimit të ‘Calit’ nga Specialja




Qytetarë të shumtë janë mobilizuar për të marr pjesë në protestën e 24 dhjetorit, ndaj Gjykatës Speciale pas dënimit të Ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafa.


Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe vajza e Salih Mustafës, Buna Mustafa, e cila përmes rrjetit social Facebook, ka shpërndarë njoftimin për protestë.



Image

Në mbështetje të protestës ka dalë, edhe gazetari Vehbi Kajtazi.


Ai përmes një postimi në rrjetin social në Twitter, ka shkruar se pas dënimit të Calit, nuk i beson më kësaj gjykate.



Kur kam besuar se Gjykata Speciale do te jete e drejte, e paanshme dhe objektive, e kam mbeshtetur fuqishem ate.

Pas denimit te Calit, nuk i besoj me kesaj gjykate. Prandaj, te shtunen si rrallëhere do te dale ne protesten “Jo ne emrin tim”. pic.twitter.com/rbGagL66pk


— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) December 19, 2022

Kajtazi ka shkruar se do të jetë i pranishëm në protestën e 24 dhjetorit.


Përveç familjarëve të “Calit”, në mbështetje të protestës ka dalë edhe djali i dëshmorit Avdullah Tahiri, Ilir Tahiri.



Image

Të gatshëm për pjesëmarrje në protestë janë treguar edhe bashkatdhetarët në Gjermani.


Nën sloganin “Jo në emrin tim”, protesta ndaj vendimit të Speciales do të mbahet të shtunën me 24 dhjetor, nga ora 14 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.



Image

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, u dënua nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, me 26 vjet burgim. Ky është aktvendimi i parë i Gjykatës Speciale lidhur me akuzat për krime lufte në Kosovë.



Comments are closed.