Take a fresh look at your lifestyle.

Raisi thotë se dëshiron që marrëveshja bërthamore të ringjallet – Lajmet e fundit



Raisi thotë se dëshiron që marrëveshja bërthamore të ringjallet


Bota
September 21, 2022 – 18:43

Presidenti i Iranit tha se shteti i tij është serioz sa i përket ringjalljes së marrëveshjes bërthamore me fuqitë perëndimore, por vuri në pikëpyetje nëse Teherani mund t’i besojë zotimit të Amerikës ndaj çdo marrëveshjeje të mundshme.


Më 2018, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi shtetin e tij nga marrëveshja që Teherani arriti më 2015 me fuqitë bërthamore.


Kjo marrëveshje kishte për qëllim frenimin e programit bërthamor të Republikës Islamike në këmbim të sanksioneve ekonomike.


Qëkur Uashingtoni është tërhequr nga marrëveshja, Teherani ka nisur të shkelë kufizimet e vendosura sa i përket pasurimit të uraniumit.


Gjatë fjalimit para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes janë në një moment kritik.


“Dëshira jonë e vetme është: respektim të zotimit”, tha Raisi, teksa theksoi se SHBA-ja ishte ajo që u tërhoq nga marrëveshja.


Ai pyeti nëse Irani “vërtetë mund të besojë, pa iu dhënë garanci” se SHBA-ja kësaj radhe do të respektojë zotimet e saj.


Zyrtarët e Bashkimit Evropian, që ndërmjetësojnë bisedimet, thanë se dritarja për të arritur një marrëveshje është duke u mbyllur.


Qëkur Joe Biden ka marrë postin e presidentit të SHBA-së, janë rritur shpresat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore. /REL


Comments are closed.